Është e pabesueshme sesi Messi po përmirësohet çdo ditë, thotë Coutinho

  • 07 February 2018 - 14:22
Është e pabesueshme sesi Messi po përmirësohet çdo ditë, thotë Coutinho

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, po përmirësohet çdo ditë e më tepër, sipas bashkëlojtarit të tij të ri, Philippe Coutinho.

Messi është duke e shijuar edhe një sezon tjetër të shkëlqyer në gjigantin e La Ligës, duke shënuar 27 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat, transmeton Express.

Coutinho, i cili u transferua në Barcelonë nga Liverpooli për 160 milionë euro gjatë janarit, ka thënë se është mahnitur sesi Messi, tashmë 30vjeçar, po përmirësohet çdo ditë.

“Duket e pabesueshme, por Messi bëhet më i mirë çdo ditë dhe si bashkëlojtar i tij, mund t’i shfrytëzoj momentet që i kaloj me të”, ka thënë braziliani për 8TV.

(Kosova Sot)