Mbappe suspendohet me dy ndeshje - Sport - Kosova Sot
Mbappe suspendohet me dy ndeshje

Mbappe suspendohet me dy ndeshje

Mbappe do të mungojë edhe kundër Strasbourg me 17 shkurt.

Komiteti Disiplinor i Ligës së Francës e ka dënuar sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe, me dy lojë – pasi u largua nga ndeshja kundër Rennes në Kupën e Ligës.

Sulmuesi i PSG-së tashmë e ka vuajtur dënimin në një ndeshje dhe do të mungojë vetëm edhe kundër Strasbourg me 17 shkurt.

Mbappe u përjashtua nga loja në fitoren e PSG-së prej 3-2 kundër Rennes dhe pas ndeshjes, 19 vjeçari e pranoi vendimin e gjyqtarit.

(Kosova Sot)

2 orë e 57 minuta më parë
23/05/18