Llapi nuk do të ketë rival - Sport - Kosova Sot
Llapi nuk do të ketë rival

Llapi nuk do të ketë rival

KAMPIONI VJESHTOR, PAS PËRGATITJEVE NË ANTALIA, RIKTHEHET NË KOSOVË

Titulli i kampionit dhe Kupa e Kosovës, synime të llapjanëve 

"Të gjitha klubet që janë afër kreut janë pretendente për titull dhe sigurisht që do të jetë bukur vështirë. Unë mendoj se Prishtina dhe Drita janë dy klubet më të kompletuara, megjithatë synimet tona janë të qarta dhe nuk i frikësohemi askujt, synimet tona janë dy trofetë", ka thënë për gazetën "Kosova Sot", Mentor Zhdrella

Nuk kanë bërë shumë zhurmë gjatë afatit kalimtar të dimrit, megjithatë me punën që po bëjnë në Antalia kanë krijuar një përshtypje se do të jenë ata që do të "shkelin" gjithçka në stinorin pranveror dhe në këtë mënyrë ta sigurojnë daljen në Evropë. Fjala është për futbollistët e Llapit të cilët si kurrë më parë kanë shprehur optimizmin se janë të denjë për trofe dhe se këtë epitet do ta kërkojnë me të gjitha forcat. Njëri nga futbollistët kryesor të Llapit, madje edhe i futbollit kosovar, Mentor Zhdrella, në një bisedë për gazetën "Kosova Sot", nga Antalia ka thënë se janë jashtëzakonisht të motivuar dhe qysh tash janë të gatshëm për startin e pranverës. Llapi e nis kampionatin me një sfidë shumë të vështirë, ku në rrethin e katërt të Kupës së Kosovës do të ndeshet me Trepçën'89, dhe sipas Zhdrellës përveç titullit kampionit, kupa është një synim tjetër i Llapit. Shumë optimist për një pranverë të jashtëzakonshme po tregohet edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka përsëritur edhe një herë se ai po e krijon një skuadër për Evropë dhe është në rrugë të mirë ta arrijë këtë. "Po kthehen kampionët", ka thënëFutbollistët e Llapit si kurrë më parë janë shprehur shumë optimistë se janë të denjë për trofe dhe se këtë epitet do ta kërkojnë me të gjitha forcat. Njëri nga futbollistët kryesor i kësaj skuadre Mentor Zhdrella nga Antalia ka thënë se janë jashtëzakonisht të motivuar dhe mezi po e presin startin e gara

Motivi dhe forma kanë prekur maksimumin

Përgatitjet në Antalia po shkojnë jashtëzakonisht mirë. Kemi pasur ndeshje shumë të forta me një intensitet shumë të lartë, të cilat i kemi përballuar më shumë sukses. Këto ndeshje na kanë ndihmuar shumë për përgatitje dhe për ta parë vetën ku jemi", ka thënë për "Kosova Sot" Mentor Zhdrella, duke shtuar se kushtet e mira për punë në Antalia ju kanë mundësuar t'i testojnë gjitha detajet. "Forma e ekipit është shumë e mirë dhe kjo është arritur falë kushteve të mira për punë që janë këtu në Antalia. Krejt çfarë në mbetet neve si futbollistë është ta japim maksimumin në arritjen e synimeve tona e siç dihet ato janë dy trofetë", ka thënë Zhdrella

Drita e Prishtina, rivalët e vetëm të Llapit

Gjatë afatit kalimtar të dimrit, skuadrat kosovare kanë bërë bukur shumë lëvizje, derisa më aktivet dukeshin të jenë Prishtina e Trepça'89 dy skuadra këto që sollën përforcime edhe nga jashtë. Megjithatë, Zhdrella si ekipin me të kompletuar e sheh Dritën e Prishtinën dhe pikërisht këto edhe i vlerëson më rivalet. "Të gjitha klubet që janë afër kreut janë pretendente për titull dhe sigurisht që do të jetë bukur vështirë. Mirëpo, unë mendoj se Prishtina dhe Drita janë dy klubet më të kompletuara", ka thënë ish-futbollisti i Prishtinës, Mentor Zhdrella, duke folur më pas edhe për përforcimet e ardhura te skuadra e Llapit. "Prurjet e reja janë treguar shumë entuziaste dhe fatmirësisht janë ambientuar shumë shpejt në ekip dhe këtë do të dëshmojë edhe kampionati pasi këto përforcime që kanë ardhur, kanë shumë cilësi dhe do të na ndihmojnë shumë në rrugëtimin tonë", ka përfunduar futbollisti prishtinas i Llapit, Mentor Zhdrella. Të kujtojmë se edicioni i ri i pranverës nis mesjavën që vjen, ku zhvillohen ndeshjet e rrethit të katërt të Kupës së Kosovës, ndërsa tri ditë më vonë edhe garat kampionale ku pritet një luftë e ashpër, pasi shumë skuadra po luftojnë për vendin e parë. Është Llapi skuadra që i prinë momentalisht renditjes me 2 pikë më shumë sesa vendi i dytë Prishtina dhe mbetet të shihet se sa do të ketë forcë Llapi ta ruajë këtë pozicion deri në fund.

Edicioni i ri i pranverës nis mesjavën që vjen, kur zhvillohen ndeshjet e rrethit të katërt të Kupës së Kosovës, ndërsa tri ditë më vonë edhe garat kampionale. Është Llapi skuadra që i prin momentalisht renditjes, me 2 pikë më shumë sesa vendi i dytë, Prishtina

(Kosova Sot)

2 orë e 33 minuta më parë
18/08/18