Biletat shiten për 37 minuta - Sport - Kosova Sot
Biletat shiten për 37 minuta

Biletat shiten për 37 minuta

 

NDESHJA NDËRMJET REAL MADRID-IT DHE PSG-SË

Ka nisur tashmë numërimi mbrapsht për ndeshjen e vitit. "Santiago Bernabeu" po përgatitet të mirëpresë PSG në më pak se një javë. Një ndeshje në të cilën Real Madrid luan të gjithë sezonin përballë skuadrën e yjeve të Evropës. Madje, edhe vetë Zidane e ka mbledhur mendjen tashmë për përballjen. "Natyrisht që ndaj PSG-së unë diskutoj pozicionin tim", deklaroi trajneri francez i "Los Blancos", pas eliminimit nga Kupa e Spanjës. Fakti është që ndeshja Real Madrid-PSG do të 'paralizojë' botën më datë 14 shkurt, ora 20:45. Por, çmenduria ka nisur tashmë. Një çmenduri që e ka kthyer këtë ndeshje në eventin e vitit, të cilën askush nuk do ta humbasë. Aq shumë sa që biletat për publikun e përgjithshëm u shitën në vetëm 37 minuta. Nuk ka më bileta për në "Santiago Bernabeu", që do të jetë tërësisht i mbushur për të parën herë në Ligën e Kampionëve për këtë sezon. Dhe në portalet e rishitjes, si "Stubhub", çmimet për një hyrje në "Santiago Bernabeu" variojnë nga 300 euro deri në 24,000! Madje edhe vetë Real Madrid u desh të ndërhyjë për këtë çështje. Për të penguar rishitjen e biletave në tregun e zi, biletat nuk do të pranohen të printuara, por vetëm në versionin online nga telefoni

Mediet franceze: Zidane drejt PSG-së

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madrid-it, është duke u formë- suar si trajneri i ardhshëm i PSGsë, sipas "Le10Sport", portalit të njohur francez, i cili zbulon këtë informacion nga klubi parisien. Zidane, i cili është vënë në pikëpyetje në "Bernabeu", pasi ka dalë jashtë garës së La Liga-s dhe Kupës së Mbretit në gjysmë të sezonit, është njeriu i zgjedhur nga drejtuesit e PSG-së për të ardhmen. Tani për tani, sipas "Le10Sport", në qoftë se Unai Emery nuk mbërrin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve 2017-2018, e ardhmja e tij në "Parce de Princes" do të jetë e pamundur. Arritja në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve bën që kontrata e tij të rinovohet automatikisht edhe për një vit, por kjo nuk do të thotë që Unai Emery ende nuk i plotëson pritshmëritë. Ndërkohë, klubi francez ka nisur tashmë kontaktet fillestare me mjedisin që e rrethon Zinedine Zidane për të ditur nëse ai do të jetë i gatshëm të pranojë një ofertë të mundshme dhe të marrë përsipër drejtimin e PSG-së nga sezoni 2018- 2019. "Le10Sport" thotë se, tani për tani, nuk ka pasur negociata, apo kontakte të drejtpërdrejta me Zidane-n, por trajneri i Real Madrid-it është zgjedhja e parë e PSG-së për sezonin e ardhshëm. Për momentin, emri i Zidane-s po merr gjithnjë e më shumë forcë në mjedisin e gjigantëve të Ligue 1, ku paratë nuk janë problem. 

Biletat për ndeshjen Real Madrid-PSG janë shitur për 37 minuta, ku çmimi i biletave ishte nga 37 euro deri në 24 mijë 

(Kosova Sot)

5 orë e 8 minuta më parë
24/09/18