Fansat bavarezë fitojnë rastin e biletave të shtrenjta, Anderlechti detyrohet t’iu kthej nga 30 euro - Sport - Kosova Sot
Fansat bavarezë fitojnë rastin e biletave të shtrenjta, Anderlechti detyrohet t’iu kthej nga 30 euro

Fansat bavarezë fitojnë rastin e biletave të shtrenjta, Anderlechti detyrohet t’iu kthej nga 30 euro

Çmimet e biletave në futbollin evropian po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta dhe është e zakonshme që tifozët po bashkohen për të protestuar.

Sidomos mbështetësit gjermanë apo anglezë, pasi që në këto vende çmimi i një bilete për futbollin vendor është më i përballueshëm sesa në pjesët e tjera të Evropës.Në garat evropiane fansat e përjetojnë dallimin e çmimit mes një ‘bilete’ të ligës përkatëse dhe një të Ligës së Kampionëve.

Por këtë herë betejën e kanë fituar tifozët e Bayern Munchenit, të cilët kanë prej UEFA-s të arsyetojnë çmimin e biletës prej 100 eurove të takimit mes Anderlechtit dhe ekipit bavarezë.

Klubi belg është i detyruar të paguajë 30 euro çdo tifozë gjerman që ka paguar 100 euro për biletën e ndeshjes së luajtur më 22 nëntor në stadiumin Emile Verse në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.

Sipas përllogaritjeve të para, klubi belg do të detyrohet të paguajë rreth 27 mijë euro.

Theksojmë se fansat bavarezë treguan zemërimin e tyre para dhe gjatë ndeshjes duke hedhur para false në fushë.

(Kosova Sot)

14 orë e 36 minuta më parë
23/09/18