Vidal dëshpëron të gjitha skuadrat e interesuara për të - Sport - Kosova Sot
Vidal dëshpëron të gjitha skuadrat e interesuara për të

Vidal dëshpëron të gjitha skuadrat e interesuara për të

Arturo Vidal është shumë i lumtur në Bayern Munich dhe dëshiron të vazhdojë kontratën e tij me skuadrën gjermane

Mesfushori kilian, Arturo Vidal po kërkohet nga disa skuadra të mëdha evropiane dhe flitej për një largim të mundshëm nga Allianz Arena, pas transferimit të mesfushorit Leon Goretzka.

Por, këtë gjë e ka mohuar vet lojtari, i cili thotë se është i lumtur dhe dëshiron të vazhdojë kontratën me Bayernin.

“Unë luajë në këtë skuadër për një arsye dhe jam një nga më të mirët në botë në pozitën time për një arsye”, tha Vidal për Sport1.

“Nuk mendojë që të bëjë ndryshim skuadre, jam shumë i lumtur këtu. Natyrisht do të doja të vazhdoja kontratën. Ky është një opsion dhe fëmijët e mijë janë shumë të lumtur këtu”, u shpreh ai në fund.

Për Vidal janë të interesuar Chelsea, Manchester United dhe Inter.

(Kosova Sot)

9 orë e 13 minuta më parë
22/06/18