Messi emëron katër lojtarët që mund ta rivalizojnë për Topin e Artë në vitin 2018 (Video) - Sport - Kosova Sot
Messi emëron katër lojtarët që mund ta rivalizojnë për Topin e Artë në vitin 2018 (Video)

Messi emëron katër lojtarët që mund ta rivalizojnë për Topin e Artë në vitin 2018 (Video)

Lionel Messi ka emëruar katër lojtarët që mund ta rivalizojnë për Topin e Artë të viti 2018.

Sulmuesi i Barcelonës e ka fituar këtë çmim të madh pesë herë, aq sa Cristiano Ronaldo i Real Madridit.

Dyshja që nga viti 2008 kanë qenë thjesht parival në garën për këtë çmim të madh, i fundi që e kishte fituar para tyre ishte Kaka në vitin 2007.

Por, dy nga lojtarët më të mëdhenj që ka parë bota e futbollit kanë filluar të shfaqin shenjat e para të lodhjes për shkak të moshës, Messi është 30 vjeçar, kurse Ronaldo 33.

Kjo nuk është e vetmja arsye, në vitet e fundit shumë lojtarë cilësor të rinj janë shfaqur dhe janë të gatshëm për ta fituar Topin e Artë.

“Ka shumë lojtarë të mëdhenj në qarkullim të cilët mund të fitojnë Topin e Artë”, ka thënë Messi për WorldSoccer Magazine.

“Në vitet e fundit kemi qenë vetëm ne dy (ai dhe CR7), por tani lojtarë si Neymar, Kylian Mbappe dhe Luis Suarez mund të konkurrojnë”, shtoi argjentinasi. 

(Kosova Sot)

13 orë e 54 minuta më parë
24/09/18