Marrëveshja që do ta çojë Varanen në Manchester United

  • 20 February 2018 - 10:45
Marrëveshja që do ta çojë Varanen në Manchester United

Manchester United mund të përfitojë nga transferimi i Neymarit në Real Madrid, pasi një gjë e tillë do t’ia ofronte mundësinë gjigantit anglez të nënshkruajë me Raphael Varane, sipas Don Balon.

Kampioni aktual evropian nuk është duke hequr dorë nga dëshira për ta blerë yllin brazilian nga Paris Saint-Germaini dhe përpjekjet e tij për të nënshkruar me të mund të nxisin lëvizje trekëndësh në mesin e tri top klubeve.

United ka kohë që është lidhur me Varane dhe do të tentojë ta blejë atë gjatë kësaj vere, prandaj një ofertë e lartë do ta ndihmonte Real Madridin për ta transferuar Neymarin.

PSG, ndërkohë, shpreson ta joshë Marcos Rojos në Paris, derisa Reali do të tentojë ta forcojë mbrojtjen me Leonardo Bonuccin.

(Kosova Sot)