“Përballja me Arsenalin, pozitive për Milanin”

  • 23 February 2018 - 20:49
“Përballja me Arsenalin, pozitive për Milanin”

Abate e sheh si diçka pozitive shortin e Europa League, ku Milani do të ketë punë me Arsenalin.

Udhëtimi i Milanit në UEFA Europa League duhet të kapërcejë pengesën Arsenal, që premton të jetë një sfidë shumë e bukur me aromë Championsi, ashtu siç e komenton këtë përballje edhe menaxheri i klubit të kuqezinjve, Christian Abbiati.

“Në San Siro e më pas në Emirates Stadium, do të jemi dëshmitarë të dy ndeshjeve plot sharmë. Përballja me ta në këtë moment është diçka pozitive për ne. Ky grup mund t’ia dalë të bëjë gjëra të mira”, ka deklaruar Abate.

(Kosova Sot)