Wenger: Ozil ka më shumë përgjegjësi pas largimit të Sanchezit, por nuk pres që ta ndryshojë stilin e lojës

  • 24 February 2018 - 10:29
Wenger: Ozil ka më shumë përgjegjësi pas largimit të Sanchezit, por nuk pres që ta ndryshojë stilin e lojës

Pas largimit të Alexis Sanchezit tek Manchester United, barra i bie Mesut Ozilit te Arsenali.

Arsene Wenger pohon se mesfushori turko-gjerman do të jetë një ndër lojtarët kryesor të finales së dielës në kuadër të Kupës Carabao kundër Manchester Cityt.

“Është gjithashtu një lojë e rëndësishme për Mesut Ozilin. Ka më shumë përgjegjësi mbi supet tani që Alexis Sanchez është larguar, por mos prisni që të ndryshojë mënyrën se si luan”.

“Ai do të luajë me një ritëm që, fatkeqësisht për të, merr kritika, sepse duket i qetë”.

“Unë në fakt ndjehem keq për të, sepse mund të bëjë gjëra që nuk mund të bëjnë shumë lojtarë të tjerë, por ne synojmë të përqendrohemi në atë që nuk mund të bëjë”.

“Ai ka aftësi të mahnitshme. Ozil mund t’iu krijojë shumë probleme Citizens. Unë mendoj se kjo është ajo që Arsenali duhet të bëjë. Ata duhet të luajnë sa më shumë në zonën e rrezikshme”, tha Wenger.

Theksojmë se finalja mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet në ora 17:30 në Wembley.

(Kosova Sot)