Berisha shënon gol të bukur në fitoren e Melbourne Victory (Video)

  • 24 February 2018 - 14:08
Berisha shënon gol të bukur në fitoren e Melbourne Victory (Video)

Besart Berisha është rikthyer për të shënuar në elitën e futbollit australian.Skuadra e sulmuesit nga Kosova, Melbourne Victory ishte mikpritëse e Adelaide United ku shënoi fitore 3-0.Në fakt edhe për Melbournen ishte rikthim te fitoret pas tri disfatave radhazi në kampionat.Berisha si gjithmonë e nisi ndeshjen nga minuta e parë si sulmuesi kryesor i vendasve.

E prishtinasi arriti që në këtë takim ta shënonte golin e tretë dhe ta vulos fitoren bindëse të skuadrës së tij.Goli ndaj Adelaide United ishte i nënti këtë edicion për Besart Berishën që ka bërë edhe dy asistime.Pas kësaj fitore, Melbourne ngjitët në pozitën e katërt në tabelë me 29 pikë të grumbulluara.Në javën e ardhshme skuadra bardh e kaltër përballet me rivalin lokal Melbourne City.

(Kosova Sot)