Liverpooli e dërrmon West Hamin, e rrëzon nga pozita e dytë Manchester Unitedin

  • 24 February 2018 - 18:05
Liverpooli e dërrmon West Hamin, e rrëzon nga pozita e dytë Manchester Unitedin

Liverpooli është ngjitur në pozitën e dytë në Premierligë pas një fitoreje të thellë 4-1 kundër west Hamit të shtunën pasdite në “Anfield”.

Djelmoshave të Jurgen Klopp iu deshën 30 minuta lojë për ta hapur llogarinë e golave, kur Emre Can shënoi me kokë për 1-0.

Aq mjaftoi për pjesën e parë nga të dy skuadrat. Megjithatë, Liverpool u fut në pjesë të dytë me një qasje krejt tjetër duke sulmuar vazhdimisht dhe nuk zgjati shumë dhe i shënoi edhe dy gola të tjerë për 3-0, përmes Mohamed Salah në minutën e 51-të dhe Roberto Firminos vetëm gjashtë minuta më pas.

West Ham reagoi dy minuta më vonë për ta shënuar golin e nderit, kur Antonio realizoi pas një asisti nga Kouyate.

Fitoren e “Të kuqve” e vulosi Sadio Mane 14 minuta para fundit të takimit.

Liverpool tani ka 57 pikë në vendin e dytë, një më shumë se Manchester United në të tretin dhe 15 më pak se lideri Manchester City.

West Ham mbetet në vendin e 12-të me 30 pikë. 

(Kosova Sot)