Sulmuesi i Manchester Unitedit synim serioz i Real Madridit

  • 24 February 2018 - 19:43
Sulmuesi i Manchester Unitedit synim serioz i Real Madridit

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial, është synim serioz i Real Madridit për afatin kalimtar të verës, sipas mediave britanike.

Kontrata e francezit me “Djajtë e kuq” do të skadojë këtë verë dhe pavarësisht kësaj, ai nuk është rinovimit.

Gazeta britanike “The Sun” raporton se Martial shumë shpejt do të takohet me klubin për të diskutuar rreth kontratës së re, por RMC Sport shkruan se Real Madridi është duke e monitoruar këtë situatë nga afër.

Martial mund ta konsiderojë largimi nga “Old Trafford” sepse këtë sezon është duke e luajtur një rol më pak të rëndësishëm me Jose Mourinhon trajner dhe e ardhmja e tij në klub është zbehur edhe më shumë me ardhjen e Alexis Sanchezit.

Ai është lënë në stol në tri nga katër ndeshjet e fundit për Manchester United.

Përveç Realit, edhe Tottenham dhe Inter janë të interesuara për 22-vjeçarin. 

(Kosova Sot)