“Këpuca e Artë”, Cavani, Kane... Messi!

  • 25 February 2018 - 13:07
“Këpuca e Artë”, Cavani, Kane... Messi!

Cavani, Kane dhe Salah – këta tre futbollistë po luftojnë për Këpucën e Artë për sezonin 2017/18.

Gara për “Këpucën e Artë” këtë sezon po bëhet gjithnjë e më e nxehtë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në dekadën e fundit, por gjërat kanë ndryshuar krejtësisht këtë sezon – CR7 është shumë larg të tjerëve, kurse magjiku i Barcelonës aktualisht renditet i katërti.

Edinson Cavani (PSG), Harry Kane (Tottenham) dhe Mohamed Salah (23) – prinë në garën për “Këpucën e Artë” me nga 23 gola, dy të parët kanë mundësi t’i rrisin këto shifra në sfidat e sotme kundër Marseille respektivisht Crystal Palace.

Vendin katër dhe pesë e pushtojnë Ciro Immobile (Lazio) dhe Lionel Messi (Barcelona), me nga 22 gola.

Sergio Aguero 21 finalizime, Jonas 27, gjenden në pozitat gjashtë dhe shtatë. Kujtojmë se pavarësisht se ka shënuar 27 gola sulmuesi i Benficas, Jonas, koeficienti i vlerësimit të tyre është më i vogël nga top pesë ligat Evropiane (La Liga, Premierligë, Serie A, Ligue 1 dhe Bundesliga).

Top 10’shja kompletohet me Neymarin, Luis Suarezin dhe Robert Lewandowskin, që të tre kanë realizuar nga 20 gola.

(Kosova Sot)