“Pajtohen” Mourinho dhe Conte

  • 25 February 2018 - 16:53
“Pajtohen” Mourinho dhe Conte

Pas deklaratave thumbuese në media, duket se Jose Mourinho dhe Antonio Conte kanë gjetur gjuhë të përbashkët.

Në sfidën që po zhvillohet në “Old Trafford” mes Manchester United dhe Chelseat, Mourinho dhe Conte janë kapur nga kamerat duke buzëqeshur.

Nuk dihet çfarë i tha Mou-Contes, por gjithçka ndodhi kur kamera fokusoi edhe Maticin, lojtar që u largua nga Blutë e Londrës për Djajtë e Kuq, e që Conte shpesh herë është kritikuar që e la atë të largohet nga “Stamford Bridge”.

 

(Kosova Sot)