Can: Treshja Salah-Mane-Firmino janë të pabesueshëm

  • 25 February 2018 - 17:09
Can: Treshja Salah-Mane-Firmino janë të pabesueshëm

Lëvdatat për treshen e sulmit të Liverpoolit, Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino kanë vazhduar me Emre Canin, i cili është i fundit i cili i ka cilësuar si të pabesueshëm.

Reds kanë qenë fantastik këtë sezon duke dominuar shumë ndeshje dhe duke shënuar shumë gola.

Kështu, ndodhi edhe në ndeshjen e fundit të Ligës Premier ndaj West Hamit, ku fituan me rezultat 4-1.

Golat në këtë ndeshje erdhën nga lojtarët kryesor të kësaj skuadre, si Salah, Firmino dhe Mane, ndërsa një gol tjetër erdhi nga Can.

Sulmuesit e Redsave kanë shënuar gjithsej 66 gola, ku Salah ka 31 gola të shënuara, Firmino 22 gola dhe Mane 13 tjera.

Këto gola dhe forma e vazhdueshme ka bërë që bashkëlojtari i tyre, mesfushori gjerman, Can, t’i lavdëroj sulmuesit e skuadrës.

“Është e mahnitshme, tre sulmuesit tanë mund të shënojnë në çdo ndeshje në çdo minutë”, ka thënë fillimisht Can për faqen zyrtare të Liverpoolit.

(Kosova Sot)