Dhunë në derbin grek, tifozët ia thyejnë dhëmbët trajnerit (Foto)

  • 25 February 2018 - 21:21
Dhunë në derbin grek, tifozët ia thyejnë dhëmbët trajnerit (Foto)

Momentet e tensioneve dhe sherreve janë shpesh të pranishme në futbollin grek. Kësaj radhe, një episod i shëmtuar ka ndodhur në ndeshjen PAOK-Olimpiakos.

Ultrasit e PAOK-t kanë hedhur sende nga lart dhe njëra prej tyre ka goditur në nofull trajnerin e miqve të Olimpiokos, Oskar Garsia, duke e dëmtuar keq.

Në këto kushte, është vendosur që ndeshja të shtyhej, pasi situata në stadium ishte shumë e tensionuar.

Trajneri Garcia është detyruar të shkojë drejt spitalit, pasi dyshohet se mund t’i jenë thyer dhëmbët.

Ultrasit e PAOK-ut ishin protagonistë edhe në episode të tjera përgjatë ndeshjes. Në njërën prej tyre ata hyrën në fushë me një flamur bullgar dhe fytyra të mbuluara, ndërsa në flamur shkruhej “Gate 4” (emri i një prej grupimeve më famëkeqe të ultrasve të PAOK-ut).

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)