Man United i gatshëm të bëjë ofertë për mbrojtësin 60 milionësh të Real Madridit

  • 06 March 2018 - 10:18
Man United i gatshëm të bëjë ofertë për mbrojtësin 60 milionësh të Real Madridit

Manchester United është i gatshëm të bëjë ofertë për mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, sipas Diario Gol.

Jose Mourinho është i etur ta sjellë në skuadër një qendërmbrojtës të ri në verë dhe e ka identifikuar Varane si lojtar kyç për ta stabilizuar mbrojtjen.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do të jetë i gatshëm ta shesë përfaqësuesin francez, nëse United ofron 60 milionë euro në fund të sezonit.

(Kosova Sot)