Legjenda e Man United: Pogban po e merr futbollin si shaka, kujton se luan në park me shokë - Sport - Kosova Sot
Legjenda e Man United: Pogban po e merr futbollin si shaka, kujton se luan në park me shokë

Legjenda e Man United: Pogban po e merr futbollin si shaka, kujton se luan në park me shokë

Gary Neville e ka kritikuar ashpër Paul Pogban për performancen e tij në fitoren e mundimshme të Manchester Unitedit kundër Crystal Palace të hënën mbrëma.

Mesfushori i United e fali një top duke tentuar të bëjë një pasim të gjatë, pas të cilit Andros Townsend e dërgoi Palace në epërsi në pjesë të pas. Pas kësaj Neville, e kritikoi Pogan duke thënë se cdo gjë që e bën, e bën sikur të ishte një video Instagram apo Youtube, transmeton Express.

Palace e ngriti në 2-0 rezultatin pas golit të Patrick van Aanholt në fillim të pjesës së dytë, por mysafirët bënë një rikthim sensacional dhe falë golave të Chris Smalling, Romelu Lukakut dhe Nemanja Maticit e fituan këtë ndeshje 2-3, duke i arkëtuar të gjitha tri pikët.

“Dobësia më e madhe e tij është se luan sikur të luante në park me shokët”, ka thënë Neville gatë analizës së lojës pas pjesës së parë në studion e Sky Sports.

“Duket sikur çdo gjë që bën ai, është sikur video Instagarmi apo Youtube. Nuk është serioz, atij i duket si shaka. Nuk është çudi se Mourinho e ka lënë jashtë disa herë në javët e kaluara”, shtoi Neville.

2 orë e 53 minuta më parë
18/09/18