Festa në zhveshtoren e Realit pas eliminimit të PSG-së - Sport - Kosova Sot
Festa në zhveshtoren e Realit pas eliminimit të PSG-së

Festa në zhveshtoren e Realit pas eliminimit të PSG-së

Lojtarët e Real Madridit ishin shumë të gëzuar pas kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, të martën mbrëma, kur e eliminuan Paris Saint Germainin.

Los Blancos fituan me rezultat 2-1 edhe në Parc de Princes dhe u kualifikuan tutje me rezultat të përgjithshëm prej 5-2.

Dhe për t’ua mundësuar tifozëve që të shohin paksa nga brendia e skuadrës, në faqen e klubit në Instagram është publikuar një video nga festa në zhveshtore.

“Festa e skuadrës në zhveshtore, pasi e mposhti PSG-në!”, shkruan në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.

Natyrisht se fokusi ishte te futbollisti kryesor i Los Blancos, Cristiano Ronaldo, i cili ka vazhduar me rekorde të reja në garën më të madhe evropiane për klube.

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar përqafimet e Zinedine Zidane me lojtarët e tij.

Kujtojmë se Cristiano Ronaldo e shënoi golin e parë në ndeshje, ndërsa pas barazimit nga PSG, Casemiro riktheu epërsinë. 

(Kosova Sot)

14 orë e 35 minuta më parë
19/09/18