Sadriu: Preferoj Vëllaznimin ose Drenicën në short.

  • 08 March 2018 - 18:35
Sadriu: Preferoj Vëllaznimin ose Drenicën në short.

Trajneri i Vushtrrisë Isa Sadriu është shprehur i kënaqur që skuadra e tij është kualifikuar në gjysmëfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.

“Djemtë e merituan kualifikimin sepse luajtën në mënyrë fenomenale. Në pjesën e dytë ishim paksa në presion, por të cilin e përballuam me sukses. Në ndeshjet e Kupës rëndësi ka edhe fati, por me këtë cilësi që e kemi arritja deri këtu nuk është befasi”, ka thënë Sadriu për Super Sport Kosova.

Numri një i bankinës së Vushtrrisë ka preferuar që në gjysmëfinale të takohen me Drenicën ose Vëllaznimin, por ka theksuar se pa marrë parasysh kundër kujt do të luajë Vushtrria do ta japë maksimumin dhe eventualisht të shkojë më tutje.

(Kosova Sot)