Milan – Arsenal, rezultat shokues pas pjesës së parë

  • 08 March 2018 - 20:39
Milan – Arsenal, rezultat shokues pas pjesës së parë

?Arsenali po fiton 0-2 në “San Siro” kundër Milanit.

Ka përfunduar pjesa e parë mes Milanit dhe Arsenalit, e cila po zhvillohet në “San Siro”.

“Topçinjtë” janë duke fituar me rezultat  0-2. Golin për mysafirët e realizoi mesfushori, Henrikh Mkhitaryan, në minutën e 15’të, kurse për 2-0 realizoi mesfushori tjetër, Aaron Ramsey në fund të pjesës së parë.

Arsenali po dominon në “San Siro”, besoni apo jo, Milani nuk ka bërë asnjë goditje në portë në 45 minutat e para.


(Kosova Sot)