Caktohet data për ndeshjet e javës së 27-të të Serisë A, përveç derbit Milan – Inter

  • 09 March 2018 - 11:30
Caktohet data për ndeshjet e javës së 27-të të Serisë A, përveç derbit Milan – Inter

Është caktuar data dhe ora për zhvillimin e gjashtë prej shtatë ndeshjeve të javës së 27-të të Serisë A, të cilat ishin shtyrë për shkak të vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astorit.

Vdekja e papritur e Astorit bëri që asnjë prej ndeshjeve të caktuar për të dielën e kaluar të zhvilloheshin.

Si pasojë, gjashtë prej shtatë ndeshjeve do të zhvillohen më 3 dhe 4 prill.

Megjithatë, ende nuk është caktuar data dhe ora për derbin mes Milanit dhe Interit.

Data dhe koha për ndeshjet e javës së 27-të të Serisë A

Atalanta-Sampdoria – e martë 3 prill, 18:30

Genoa-Cagliari – e martë 3 prill, 18:30

Udinese-Fiorentina – e martë 3 prill, 18:30

Benevento-Verona – e mërkurë 4 prill, 17:00

Chievo-Sassuolo – e mërkurë 4 prill, 18:30

Torino-Crotone – e mërkurë 4 prill, 18:30

Milan-Inter – ende s’është vendosur.

(Kosova Sot)