Zyrtare: Reus te Dortmundi deri më 2023

  • 09 March 2018 - 18:02
Zyrtare: Reus te Dortmundi deri më 2023

?Reus ka rinovuar kontratën me Borussia Dortmundin. Ai do të qëndrojë në “Signal Iduna Park” deri në vitin 2023.

Marco Reus do ta bartë fanellën e Borussia Dortmundit edhe për disa vite. Klubi gjerman ka bërë të ditur se anësori gjerman ka rinovuar kontratën që do ta mbajë në “Signal Iduna Park” deri më 2023.

28 vjeçari është pjesë e Dortmundit që nga viti 2012, ku ka bërë 194 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar 92 gola.

Për Reus, që vitet e fundit ka vuajtur shumë nga dëmtimet e shpeshta, interesim kishin shprehur; Milani, Tottenhami dhe Liverpooli.

(Kosova Sot)