Manchester City përgatit blerjen të dyfishtë për verë

  • 17 March 2018 - 17:56
Manchester City përgatit blerjen të dyfishtë për verë

Manchester City do ta bëjë një transferim të dyfishtë sensacional në verë, sipas Diario Gol.

Gjiganti anglez është duke përgatitur oferta për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, dhe mesfushorin e Real Madridit, Iscon, transmeton Express.  

Isco nuk ka marrëdhënie të mira me klubin për shkak të minutazhes së vogël nën urdhrat e Zinedine Zidane dhe Pep Guardiola është i gatshëm ta shfrytëzojë këtë dhe të tentojë ta transferojë spanjollin.

Sipas mediumit spanjoll, Kane do ta ndjekë atë në City.

Madje thuhet se Kane është i lumtur të luajë përkrah 25-vjeçarit dhe është i gatshëm ta refuzojë Real Madridin nëse ai shitet

(Kosova Sot)