Salah shkëlqen me 4 gola në fitoren e thellë të Liverpoolit kundër Watfordit

  • 17 March 2018 - 20:31
Salah shkëlqen me 4 gola në fitoren e thellë të Liverpoolit kundër Watfordit

Mohamed Salah ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme duke ia siguruar skuadrës së tij Liverpool një fitore bindëse ndaj Watfordit të shtunën pasdite.

Liverpool, që po vinte nga humbja ndaj Manchester Unitedit një javë më parë, iu kthye rrugës së fitores falë një super Mohamed Salah, i cili u përfshi në të gjitha golat e Liverpoolit duke i shënuar katra sosh dhe asistuar në një tjetër, raporton Express.

Egjiptiani nuk pati kohë për të humbur dhe hapi serinë e golave qysh në minutën e 4-të, para se të shënonte për 2-0 në minutën e fundit të pjesës së parë.

Salah u përkujdes që Liverpooli ta shënojë edhe golin e tretë, kur asistoi për Roberto Firminon, i cili realizoi për mrekulli në minutën e 50-të.

Golashënuesi më i mirë i Liverpoolit këtë sezon shënoi edhe dy herë për ta fundosur përfundimisht skuadrën mysafire, në minutat 77 dhe 85.

Liverpool kthehet në vendin e tretë në renditje me 63 pikë të mbledhura, dy më pak se Manchester United që vendin e dytë dhe dy më shumë se vendi i katërt, Tottenham.

Ndërkohë, Watfordi bie në pozitën e 11-të me 36 pikë