Legjenda e Milanit: Barça do ta fitojë Ligën e Kampionëve me këtë Messi të pandalshëm

  • 18 March 2018 - 13:22
Legjenda e Milanit: Barça do ta fitojë Ligën e Kampionëve me këtë Messi të pandalshëm

Barcelona është në rrugë të mirë për ta fituar edhe një titull tjetër të Ligës së Kampionëve nëse Lionel Messi vazhdon me performanca të njëjta, sipas legjendës së Milanit, Andriy Shevchenko.

Messi e udhëhoqi Barcelonën drejt çerekfinales me një paraqitje prej ylli në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales kundër Chelseat të mërkurën në “Camp Nou”.

Pasi e kishte shënuar në barazimin 1-1 në Londër, Messi u përkujdes që në shtëpi të tregoi një fytyrë krejt tjetër, duke realizuar dy gola dhe asistur njëherë në fitoren e thellë 3-0 të skuadrës së Ernesto Valverdes.

E ish-sulmuesi ukrainas beson se me paraqitje të tilla nga Messi, Barcelona është favorit për të triumfuar në Champions.

“Nëse Messi luan ashtu siç luajti të mërkurën, Barcelona do të jetë kampion i Evropës këtë sezon”, ka thënë Shevchenko për Mundo Deportivo.

“Ky Messi është i pandalshëm. Veçse e pamë kundër Chelseat. Po luan në një nivel shumë të lartë”, shtoi ish-sulmuesi i Chelseat.

(Kosova Sot)