Panucci tregon pse Edon Zhegrova zgjodhi Kosovën para Shqipërisë

  • 19 March 2018 - 12:44
Panucci tregon pse Edon Zhegrova zgjodhi Kosovën para Shqipërisë

Sipas Panuccit, Zhegrova dëshironte të laujë për Shqipërinë, por ndikoi babai në vendimin e 18 vjeçarit.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, në konferencë për media para miqësores me Norvegjinë ka bërë të ditur se Edon Zhegrova zgjodhi Kosovën para Shqipërisë për shkak të insistimit të babait të lojtarit, pavarësisht se ai ëndërronte Kombëtaren

“Edon Zhegrova ishte i gatshëm të vij te ne, por ndikoi ndërhyrja e të atit”, ka deklaruar Panucci.

Talenti 18 vjeçar i Genkut, pritet të ftohet nga trajneri i ri, Bernard Challandesit, për miqësoret që Kosova i zhvillon me Madagascarin (24 mars) dhe Burkina Fason (27 mars).

(Kosova Sot)