Zidane e jep dritën e gjelbër për transferimin e Lewandowskit

  • 21 March 2018 - 12:31
Zidane e jep dritën e gjelbër për transferimin e Lewandowskit

Robert Lewandowski është i zgjedhur i Real Madridit për ta udhëhequr vijën e sulmit sezonin e ardhshëm, me trajnerin Zinedine Zidane që tashmë e ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij.

Madridi ka arritur marrëveshje në parim me agjentin e sulmuesit polak, izraelitit Pini Zahavi, raporton e përditshmja spanjolle “AS”, përcjell Express.

Sulmuesi i Bayern Munich i mbush 30 vjet në gusht prandaj ky është treni i tij i fundit për Madrid.

Reali ende nuk e ka kontaktuar klubin gjerman, i cili duhet theksuar se nuk dëshiron ta lejojë top golashënuesin e vet të largohet, edhe pse besohet se një çmim prej afro 100 milionë euro mund ta bindë gjiganti gjerman.


(Kosova Sot)