Ylli i filmit e ka një këshillë për Lionel Messin para Kupës së Botës (Video)

  • 21 March 2018 - 14:37
Ylli i filmit e ka një këshillë për Lionel Messin para Kupës së Botës (Video)

Argjentinasit nëpër botë janë duke i numëruar ditët deri në nisjes e Kupës së Botës, si dhe duke u lutur që Lionel Messi të mundë t’i udhëheqë ata drejt triumfit, aq shumë saqë ylli i filmit dhe personaliteti i televizionit amerikan, Oprah Winfrey, është pyetur për turneun në një intervistë së fundmi.

Duke folur për prezantuesen argjentinase, Barbie Simons, për filmin e ri “A Wrinkle in Time”, Oprah e ka ofruar përkrahjen e saj për Argjentinën.

“Messi, ju tashmë e dini këtë. Bëhu i fortë, bëhu i fortë dhe gjeje fuqinë brenda vetes. Messi, bëhu luftëtar”, ka thënë ajo.

Reese Witherspoon, që ishte ulur pranë saj, shpjegoi pastaj se yllit i Barcelonës është lojtari favorit i birit të saj. 

(Kosova Sot)