Shpresat e Kosovës sot përballen me Azerbajxhanin në ‘Adem Jashari’

  • 22 March 2018 - 12:36
Shpresat e Kosovës sot përballen me Azerbajxhanin në ‘Adem Jashari’

Pas tri ndeshjeve pa fitore, Kosova U-21, sot do të kërkojë fitore në përballje me Azerbajxhanin, që zhvillohet nga 19:00  në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicës.

Me mbështetjen e tifozëve djemtë e drejtuar nga trajneri Rafet Prekazi do të synojnë të marrin tri pikë që të arrijnë në kuotën e 10 pikëve.

Azerbajxhani është i fundit në renditje, ndërsa Kosova mbetet një nivel më lartë, për atë Dardanët kërkojnë tri pikë.

Kosova për këtë ndeshje ka tubuar futbollistët më të mirë në vend dhe jasht.

Ardjan Ismajli i Hajdukut të Splitit, Rron Broja i Shkupit, Florent Hasani i Diosgyori e Kamer Krasniqi i Osnabruck, Valmir Sulejmani i Hannover, janë disa nga djemtë e ofruar nga jashtë.

Mirlind Daku i Llapit dhe Meriton Korenica i Lirisë, janë dy nga emrat që spikasin nga kampionati vendor.

Kosova U-21 pas pak ditës do të ketë një ndeshje tjetër të rëndësishme, pasi do të takohet në shtëpi me Gjermaninë.