Stoke drejt rënies nga Liga Premier, tri skuadra të njohura angleze e duan Shaqirin

  • 22 March 2018 - 17:21
Stoke drejt rënies nga Liga Premier, tri skuadra të njohura angleze e duan Shaqirin

Stoke City nuk është duke kaluar nëpër një moment të mirë këtë edicion në Ligën Premier.

Skuadra bardh e kuqe është drejt rënies në një kategori më poshtë në Angli dhe pritet të largohen shumë futbollist.

Njëri nga të parët që do të largohet është Xherdan Shaqiri apo thënë ndryshe ylli kryesor i Stoke Cityt.

Por Shaqiri duket se nuk do të largohet nga Liga Premier, pasi për të tanimë ka shumë kërkesa.

Southampton mbetet skuadra favorite për transferimin e yllit nga Gjilani.

Trajneri i Southampton, Mark Hughes e admiron lojën e Xherdanit dhe po kërkon transferimin e tij në ‘St Mary’s Stadium’.

Sipas medieve angleze, Shaqiri mund t’i bashkohet Southamptonit për një shumë rreth 25 milionë euro

Southampton nuk do ta ketë të lehtë transferimin e shqiptarit me pasaportë zvicerane.