“Neymari është i pazëvendësueshëm”

  • 23 March 2018 - 13:09
“Neymari është i pazëvendësueshëm”

Tite e ka lavdëruar Neymarin, duke thënë se “është i pazëvendësueshëm te Brazili”.

Trajneri i Brazilit, Tite, ka quar në qiell Neymarin, duke e konsideruar si të pazëvendësueshëm në Kombëtare.

Neymar vazhdon të rikuperohet në Brazil pas operimit që kreu në kyçin e këmbës dhe nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën e Tites në miqësoret kundër Rusisë dhe Gjermanisë.

Vendin e Neymarit pritet ta zë sulmuesi i Juventusit, Douglas Costa.

“Neymari është i pazëvendësueshëm”, tha ai në konferencë.

“Douglas Costa nuk mund ta zëvendësojë atë. Ai do të luajë si Douglas Costa”.

(Kosova Sot)