Van Gaal tregon pse e largoi Riquelmen nga Barcelona: "Nuk e ke parë se si vrapon Messi?”

  • 23 March 2018 - 14:10
Van Gaal tregon pse e largoi Riquelmen nga Barcelona:

Van Gaal ka treguar se e ka larguar Riquelmen nga Barcelona pasi nuk ishte shumë i përkushtuar në lojë.

Riquelme, që ishte një ndër më të mirët atë kohë për Argjentinën, luajti vetëm një sezon për Barcelonën 2002/03. Deri në qershor të vitit 2005 ai qëndroi i huazuar në Villarreal, para se të shitjet plotësisht.

Atë e largoi holandezi, Louis van Gaal, që ishte trajner i Barcelonës nga vit 1997 deri 2000 dhe më pas për një sezon kur edhe e largoi nga “Camp Nou” argjentinasin, 2002/03.

“Pse u largua Riquelme? Nuk vraponte, nuk vraponte, nuk shënonte, e ke parë se si vrapon Leo Messi? Vrapon...”, i përgjigj Van Gaal gazetarit.

Riquelme bëri 42 paraqitje për Barcelonën në sezonin 2002/03, duke shënuar vetëm 6 gola.