Berisha: Në mëdyshje me Norvegjinë, konkurrenca e mirëseardhur

  • 23 March 2018 - 15:40
Berisha: Në mëdyshje me Norvegjinë, konkurrenca e mirëseardhur

Etrit Berisha në seancat e fundit stërvitore të kombëtares Shqiptare në kompleksin Tropikal në Durrës është stërvitur rregullisht me grupin, por siç e konfirmon edhe vetë portieri në konferencën e radhës për shtyp nga grumbullimi i kuqezinjve prania e tij në ndeshjen ndaj Norvegjisë është ende në pikëpyetje.

Në portë mund të jetë Thomas Strakosha, që po ashtu po luan në nivel të lartë këtë sezon te Lazio.

“Jam në një periudhë që po rikuperohem nga një dëmtim, unë ndihem mirë por do të jetë stafi ai që do të vendosë nëse do të luaj apo jo ndaj Norvegjisë. Unë besoj se do t’ia dal dhe do të jem i gatshëm”.

Si është gjendja e grupit dhe a po mendoni që tani për Ligën e Kombeve?

“Seancat stërvitore kanë shkuar mirë dhe grupi është shumë i motivuar për të bërë mirë në këtë ndeshje, jemi optimistë dhe besoj se do të vazhdojmë të tregojmë një formë të mirë. Ka kohë për të menduar për Izraelin për Skocinë dhe për Ligën e Kombeve. Përqendrimi ynë për momentin është vetëm tek sfida ndaj Norvegjisë pasi duam të vazhdojmë të paraqitemi në të njëjtën mënyrë si ndaj Turqisë dhe pse jo të fitojmë”.

A i ka Shqipëria mundësitë për ta kaluar grupin në Ligën e Kombeve?

Berisha: Skocia është një kundërshtar i vështirë ashtu si edhe Izraeli megjithatë mendoj se e kemi forcën për t’i mposhtur këto dy përfaqësuese dhe për ta kaluar grupin”.

Rivaliteti me Strakoshën?

Berisha: Strakoshën e njoh që nga koha që kam qenë te Lazio dhe gjithmonë kam patur një marrëdhënie shumë të mirë me të. Gjëja më e mirë në kombëtare është konkurrenca, kushdo që të luaj porta do të jetë e garantuar, unë apo Strakosha është trajneri ai që vendos.

(Kosova Sot)