United futet në garë për Upamecanon

  • 23 March 2018 - 17:40
United futet në garë për Upamecanon

Mbrojtësi i talentuar francez, Dayot Upamecano është bërë ndër më të kërkuarit në Evropë.

Falë paraqitjeve të mrekullueshme në Bundesliga dhe në Ligën e Evropës, Upamecano ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të mëdha evropiane.


Së fundmi në garë për shtatlartin francez është futur edhe gjiganti anglez Manchester United.

Sipas asaj që ka shkruar L’Equipe, Upamecano është dëshira e parë e Mourinhos për repartin defensivë

19-vjeçari po vlerësohet rreth 60 milionë euro nga skuadra e tij RB Leipzig.

Por për ta transferuar Upamecanon në Old Traford, United duhet të mposhtë konkurrencën e gjigantëve tjerë evropian.

Liverpool, Barcelona, Milan dhe Paris Saint Germain gjithashtu e duan lojtarin.

Vlen të ceket se qendërmbrojtësi francez ka kontratë me Leipzigun deri në qershor të vitit 2021

(Kosova Sot)