Skuadra të mëdha europiane në “gjah” për Avdijajn

  • 23 April 2018 - 22:33
Skuadra të mëdha europiane në “gjah” për Avdijajn

Donis Avdija ka vazhduar edhe në këtë fillim javë të jetë subjekt i shumë mediave gjermane dhe europiane për të ardhmen e tij

Avdijaj ka rikthyer formën e tij pas huazimit në Roda dhe “gjahu” për ta rekrutuar në radhët e tyre Donisin skuadrat e mëdha europiane po bëhet gjithnjë e më interesant.

E duket se Holanda do të jenë në garë për yllin e Kombëtares se Kosovës.

Sot mediat gjermane kanë shkruar se skuadra e madhe si Ajax ka shpreh interesimin për Avdijajn.

Ajax është duke hasur edhe në konkurrencën e PSV’së po ashtu nga kampionati holandez.

Edhe PSV edhe Ajax janë dy nga skuadrat më të mira holandeze në vite, me Ajaxin që përpos suksesit vendor ka edhe suksese Europiane ku ka fituar 4 herë Ligën e Kampionëve.

Javën e kaluar për Avdijan u tha se të interesuar janë edhe skuadra e Koln në Gjermani.

(Kosova Sot)