Liverpool e pret sonte Romën në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve

  • 24 April 2018 - 12:11
Liverpool e pret sonte Romën në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve

Liverpooli do të jetë nikoqir i Romës sonte në “Anfield” në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në Ligën e Kampionëve.

Liverpool vjen pas një triumfi madhështor me rezultat të përgjithshëm 5-1 kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolas në çerekfinale dhe do të ballafaqohet me një Romë të trimëruar, e cila bëri njërin prej rikthimeve më sensacionale në histori të garës duke e eliminuar Barcelonën pas fitores 3-0 në shtëpi, përkundër se ndeshjen e parë e kishte humbur 4-1 në udhëtim.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 20:45 në “Afield” në Liverpool.

Jurgen Klopp do të jetë pa Adam Lallana, Joel Matip dhe Emre Can, ndërkohë që pritet ta ketë në dispozicion Dejan Lovernin.

Asnjëra prej këtyre skuadrave nuk përballet me mungesa të mëdha.

Formacionet e mundshme:

Liverpool: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Milner, Oxlade-Chamberlain, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane

Roma: Alisson; Fazio, Manolas, Juan Jesus; Florenzi, Strootman, De Rossi, Nainggolan, Kolarov; Schick, Dzeko.

(Kosova Sot)