Max Meyer definitivisht largohet nga Schalke

  • 26 April 2018 - 20:20
Max Meyer definitivisht largohet nga Schalke

Max Meyer pritet që të largohet nga Schalke në fund të sezonit si transfer i lirë

Mesfushori i talentuar i Schalkes, Max Meyer “definitivisht” do të largohet nga klubi në fund të sezonit derisa i skadon kontrata në qershor.

Këtë e ka konfirmuar për media drejtori sportiv i Schalkes, Christian Heidel.

E ardhmia e Meyer është temë e madhe nëpër mediat europiane ku ka shumë spekulime.

Atë e ndjekin një numër i madh i klubeve europiane derisa Arsenal është në pozitë të favorshme për të nënshkruar me talentin gjerman.

Edhe Liverpool dhe Tottenham janë të interesuar për shërbimet e tij.

 

(Kosova Sot)