Arsenali shkon në Madrid në disavantazh

  • 26 April 2018 - 23:17
Arsenali shkon në Madrid në disavantazh

Arsenali ka barazuar sonte me Atletico Madridin në gjysmëfinalen e parë që u zhvillua në Emirates në Londër

Djemtë e Arsene Wenger kanë luajtur kundër 10 lojtarëve të Atleticos, por djemtë e Diego Simeones kanë ditur që të mbrohen mirë.

Pjesa e parë u përcoll me tensione ku pati një përjashtim me të kuq të Vrsajlkos në minutën e 10 derisa 5 minuta më vonë u përjashtua edhe Diego Simeone, trajneri i Atleticos.

Gjysmëloja e parë përfundoi me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë Arsenali përsëri fillojë të sulmojë por goli erdhi tek në minutën e 61, ku me kokë shënoi Alexander Lacazette.

Arsenali ishte në kërkim të golit të dytë të ndeshjes kur Kosielny bën një gabim fillestar në mbrojtje, të cilin gabim e shfrytëzon Griezman për ta barazuar rezultatin.

Ky rezultat i shkon përshtati Atleticos pasi që ndeshja e dytë do të zhvillohet në Wanda Stadium të Atleticos. Arsenalit i duhet gjithsesi ta shënoi një gol për të shpresuar në ndonjë kualifikim në finale të Europa Ligës. 

 

(Kosova Sot)