United është shumë afër transferimit të Fred

  • 23 May 2018 - 19:16
United është shumë afër transferimit të Fred

Manchester United është shumë afër arritjes se një marrëveshje me mesfushorin e Shakhtarit, Fred

Sipas Manchester Evening News, United janë gati për ta bërë transferin e parë dhe ai është mesfushori i Shakhtar Donetsk, Fred.

Djajtë e kuq pritet të mposhtin konkurrencën e Manchester Cityt për të nënshkruar me brazilianin, derisa Jose Mourinho këtë afat synim kryesor e ka forcimin e mesfushës.

Marrëveshja pritet që të kryhet para Kupës së Botës, me Fred që tashmë ka udhëtuar për në Angli për miqësoren e Brazilit me Kroacinë që do të luhet në Anfield.

Pas kësaj ndeshje ai pritet që të kryej testet mjekësore dhe të nënshkruaj kontratë të re duke kaluar kështu në Old Trafford edhe zyrtarisht. 

 

(Kosova Sot)