KF Flamurtari mbetet në superligë, mund KF Vushtrrinë me penallti

  • 23 May 2018 - 19:18
KF Flamurtari mbetet në superligë, mund KF Vushtrrinë me penallti

KF Flamurtari do të jetë në Superligë edhe sezonin e ardhshëm pasi ka mposhtur me rezultat 5-6 Vushtrrinë me penallti

Në një ndeshje interesante KF Flamurtari ka mbetur në superligë të Kosovës pasi që e ka mposhtur KF Vushtrinë me penallti me rezultat 5-6. 

Prishtinasit ishin më të mirë në pjesën e parë të këtij takimit dhe arritën që të parët të kalojnë në epërsi.

Goli u shënua në minutën e 14 nga Almir Ajzeraj.

Me këtë rezultat përfundojë edhe pjesa e parë e takimit, kurse në pjesën e dytë ishin vushtrriasit që e kërkuan golin.

Ai erdhi tek në minutat e fundit, saktësisht 7 minuta pa përfunduar ndeshje.

Golashënues për KF Vushtrrian ishte Jetmir Topalli në minutën e 83’të.

Pas barazimit të dy skuadrat shkuan në vazhdime dhe u deshën penalltitë për ta përcaktuar skuadrën që do të garon në superligë sezonin e ardhshëm.

Pas ekzekutimit të penalltive ishte skuadra e Flamurtarit që u treguan më të saktë duke fituar 5-6 kundër KF Vushtrria.

Kështu KF Vushtrria mbetet në Ligën e Parë kurse KF Flamurtari mbetet në superligë edhe për sezonin e ardhshëm. 

 

(Kosova Sot)