Flamurtari mbetet në Superligë, VUSHTRRIA NË LIGËN E PARË

  • 24 May 2018 - 09:49
Flamurtari mbetet në Superligë, VUSHTRRIA NË LIGËN E PARË

Anëtari tjetër i Superligës përcaktohet sot në sfidën Vëllaznimi - Ferizaj

Ishte paralajmëruar si një sfidë shumë e vështirë dhe e paparashikuar, ashtu edhe doli. Vushtrria e Flamurtari kanë dhënë maksimumin për fitore, por ja që në fund ka festuar Flamurtari, kjo ndoshta edhe falë përvojës që kishte nga Superliga dhe lojtarët e saj në momentet vendimtare ishin më të përqendruar

F lamurtari edhe për një vit e ka siguruar elitën e futbollit kosovar, pasi në ndeshjen e barazhit e ka mposhtur Vushtrrinë pas ekzekutimit të penalltive.Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultat 1:1, ndërsa pas penalltive fitoi Flamurtari me rezultatin 6:5. Ashtu siç ishte paralajmëruar si një sfidë shumë e vështirë dhe e paparashikuar ashtu edhe doli. Të dyja skuadrat kanë dhënë maksimumin në fushë, derisa në fund ka festuar Flamurtari kjo ndoshta edhe falë përvojës që kishte nga Superliga dhe lojtarët e saj në momentet vendimtare ishin më të përqendruar. Padyshim, për Vushtrrinë ky është një dështim i madh pasi kishin shpresuar se do të rikthehen në elitë duke dhënë sinjale se do të investojnë bukur shumë, por ja që në ndeshjen vendimtare kjo skuadër dështoi dhe krejt çfarë i mbetet është të garojë edhe për një vit aty ku ishte, pra në Ligën e parë. Në fund zhgënjimi si te futbollistët ashtu edhe te tifozët vushtrrias që në numër bukur të madh kishin udhëtuar drejt Drenasit ka qenë jashtëzakonisht i madh. Në anën tjetër, festa e Flamurtarit ishte e madhe, duke dhënë sinjale se në afatin kalimtar do të investojnë bukur shumë dhe nuk do të lejojnë më që ekzistencën ta kërkojnë në nëpër ndeshje kaq emocionale siç ishte kjo e barazhit.

Penalltitë përcaktuan gjithçka

Presioni i futbollistëve në fushë ishte jashtëzakonisht i madh, kjo edhe pritshme duke e ditur peshën e madhe të ndeshjes. Përkundër kësaj ishin kuqezinjtë e Prishtinës, ata që të parët zhbllokuan ndeshjen kur realizuan një supergol përmes Almir Ajzerajt në minutën e 14-të. Pas këtij goli skuadra vushtrriase me të gjitha forcat u hodh në sulm në kërkim të golit të barazimit. Në anën tjetër, Flamurtari mbrohej mirë, por kjo rezistencë e tyre u thye në minutën e 84-të, kur Valmir Topalli me një gjuajtje të fortë nga distanca arriti të shënojë për ta barazuar rezultatin dhe kështu për ta çuar ndeshjen në vazhdime 2 herë nga 15 minuta. Gjatë kësaj periudhe nuk pati gola, çka fituesin u desh ta përcaktojnë penalltitë. Ishte skuadra e Flamurtarit më e suksesshme nga 11-metërshi dhe kjo bëri që edhe për një vit kuqezinjtë të mbesin pjesë të Superligës.

Sot Vëllaznimi - Ferizaj

Një sfidë tjetër po aq e rëndë- sishme sa ajo e djeshme ndërmjet Vushtrrisë e Flamurtarit, luhet sot ndërmjet Vëllaznimit dhe Ferizajt. Është kjo ndeshja e fundit e barazhit që do ta përcaktojë anë- tarin e 12 të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Të dyja taborët janë mobilizuar maksimalisht gjë e cila edhe është e kuptueshme pasi në këso sfida vend për kalkulime nuk ka dhe vetëm fitorja të qon përpara. Se kush do të ngadhënjejë mbetet të shihte por një është e sigurt lufta si në fushë si në tribuna do të jetë tejet e nxehtë, pasi tifozët e Vëllaznimit dhe ata të Ferizajt kanë paralajmëruar numër masivë të udhëtimit drejt Drenasit. Vëllaznimi për një nuancë është favorite kjo pasi është skuadër e elitës dhe përbëhet me disa futbollistë shumë me përvojë. Mirëpo, këtë herë përvoja nuk i mungon as Ferizajt, i cili përveçqë në bankinë ka një trajner tejet me përvojë siç është Bylbyl Sokoli në përbërjen e sajë janë disa futbollistë që në të kaluarën kanë bartur barrën kryesore në ekipe mjaftë të mëdha.

(Kosova Sot)