Manchester United nis bisedimet për superyllin e Tottenhamit
Manchester Unitedi i ka nisur bisedimet me Tottenhamin për transferimin e mundshëm të qendërmbrojtësit Toby Alderweireld, raporton Mirror.
Kalimi i 29-vjeçarit në “Old Trafford” nuk do të kushtojë aspak lirë, me kryeartin e Spurs, Daniel Levy, që besohet se i kërkon plot 86 milionë për shërbimet e belgut.
Alderweireld – të cilit i skadon kontrata më 2020 – ende nuk ka arritur marrëveshje të re me Spurs, duke e lënë klubin londinez të hapur për oferta.
(Kosova Sot)