Maçoku parashikues zgjedh fituesin e ndeshjes Egjipt-Rusi
Mbrëmjen e sotme rikthehet edhe njëherë tjetër Grupi A i kampionatit botëror i cili luan ndeshjet e dyta në kuadër të fazës së grupeve.
Ndryshe nga Botëroret e kaluara, kësaj here nuk kishte si të mungonte dhe parashikimi i "orakullit Akili".
Akili, një maçok i shurdhët dhe i bardhë ka dalë sot për të zgjedhur fituesin e takimit Rusi-Egjipt.
Ai ka vendosur të ushqehet me ushqimin që ndodhej në tasin që mbante flamurin e vendit organizator , Rusinë.
A do të jetë edhe ky një parashikim i saktë? Le ta shikojmë…
(Kosova Sot)