Juventusi afër Cancelos

  • 20 June 2018 - 15:25
Juventusi afër Cancelos

Raportohet se Juventusi është afër marrëveshjes me Valencian për Joao Cancelon, huazim me të drejtë blerje.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte i huazuar te Interi në stinorin e kaluar. Por, Interi nuk mundi ta blejë Cancelon për shkak të rregullave të FairPlay financiar.

Kjo situatë alarmoi Juventusin, dhe lojtari e bëri të qartë dëshirën e tij për të kaluar në Juventus para Wolverhampton Wanderersit.

Çmimi total për mbrojtësin e Valencias do t’i kushtojë juventinëve plot 38 milionë euro, shuma do të ndahet për stinorin që do të kaloj si i huazuar dhe pastaj pjesa tjetër për blerjen e plotë të kartonit të tij.


(Kosova Sot)