Villarreali e dëshiron mbrojtësin e Napolit

  • 20 June 2018 - 16:28
Villarreali e dëshiron mbrojtësin e Napolit

Mediat spanjolle raportojnë se Villarreali mund të nënshkruajë me Raul Albiolin, për të cilin i interesuar është edhe Chelsea.

Qendërmbrojtësi spanjoll është pjesë e Napoli tash e pesë vite, ku ka fituar Kupën e Italisë në vitin 2014.

Napoli mund ta shesë Albiolin nëse vjen ndonjë ofertë prej gjashtë milionë euro, të cilën Villarreali është i gatshëm ta paguajë.

Po ashtu, Chelsea ka shfaqur interesim për të, pasi pritet ta emërojë Maurizio Sarrin si trajner të tyre.


(Kosova Sot)