Zappacosta: Inter? Po mendoj vetëm për Chelsean

  • 21 June 2018 - 15:19
Zappacosta: Inter? Po mendoj vetëm për Chelsean

?Davide Zappacosta ka thënë se interesimi nga Interi është i kënaqshëm, por aktualisht është duke menduar vetëm për klubin e tij aktual, Chelsean.

Mbrojtësi i krahut iu bashkua Chelseat verën e kaluar nga Torino, duke mos u përshtatur në Premierligë dhe mediat italiane tani raportojnë për një rikthim të tij në Serie A.

Interi është parë në një takim me agjentin e Zappacostas, por më vonë u zbulua se takimi ishte për të arritur një marrëveshje të mundshme me Suson, i cili është lojtari i rivalëve të tyre, Milanit.

“Unë dua të kem një stinor të mirë, pavarësisht ku luajë”, tha Zappacosta për Sky.

“Inter? Interesimi i tyre është i kënaqshëm, por unë nuk di ende asgjë për të dhe jam duke menduar vetëm për Chelsean”.


(Kosova Sot)