Provokon ylli i Kroacisë: Lojtarët e Argjentinës qanin si vajza të vogla

  • 22 June 2018 - 15:54
Provokon ylli i Kroacisë: Lojtarët e Argjentinës qanin si vajza të vogla

?Ish-mbrojtësi anësor i Sassuolos, Sime Vrsaljko, bëri një ndeshje të mirë kundër Argjentinës në mbrëmjen e kaluar. Lojtari kroat nuk pati fjalë të mira për kundërshtarët e tij.

“Pash argjentinasit duke rënë në tokë dhe duke qarë si vajza të vogla. Sampaoli mendonte se po dominonte kundër nesh dhe nuk e di unë se çfarë ndeshje shikon ai”.

“Ne ishim skuadra më e mirë në fushë dhe merituam fitoren. Kishim më shumë shanse dhe tani ata mund të eliminohen. Ata duhet të bëjnë më shumë nëse dëshirojnë të kualifikohen për fazën tjetër”.

Vrsaljko është pjesë e Atletico Madridit tash e dy vite, ai u transferua nga Sassuolo për shumën rreth 16 milionë euro.

(Kosova Sot)