Pas performances së Xhakës e Shaqirit, Kosovës i ndodh kjo për herë të parë

  • 22 June 2018 - 23:04
Pas performances së Xhakës e Shaqirit, Kosovës i ndodh kjo për herë të parë

Paraqitja e jashtëzakonshme e dy futbollistëve shqiptarë të ekipit kombëtar të Zvicrës kundër Serbisë ka bërë që Kosova të jetë ndër temat më të diskutuara në rrjetin social Twitter të premten mbrëma.

Zvicra e mundi Serbinë 2-1 në një ndeshje të vlefshme për xhiron e dytë të Grupit E në Kupën e Botës në Rusi, dhe të dy golat u shënuar nga futbollistët me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Pas një pjesë të parë të dobët, Zvicra u fut më e fuqishme në pjesën e dytë dhe kjo u pa kur Granit Xhaka shënoi gol spektakolar në minutën e 52-të.

Kosovari tjetër, Xherdan Shaqiri doli në skenë në minutën e fundit duke ia siguruar tri pikë të rëndësishme dhe pothuajse kualifikim në 16 më të mirat Zvicrës.

Kjo ka bërë që në Twitter Kosova të jetë ndër temat më të diskutuar, siç tregon edhe fotoja më poshtë

(Kosova Sot)

Image